Një kishë ka rënë pre e vjedhjes në Korçë, pasi është vjedhur një sasi lekësh.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë).
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.