Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Kuvendi sot ka prezantuar pr.rezolutën “Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë dhe në Shqipëri”.
Balla tha se në këtë rezolutë pritet që të ketë një raport rivlerësimi për kryerjen e këtyre krimeve.
“Kemi propozuar për miratim këtë rezolutë për trafikimin e organeve njerëzore. Synimi është që të kërkojmë një raport vijues dhe rishikim, duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm në 11 vite. Kërkojmë përkushtim për të gjitha krimet në ish-Jugosllvinë. Besoje se duhet të ketë mbështetje të të gjithë anëtarëve, pasi rikonfirmohet vullneti për të dënuar padrejtësinë”, tha ai.