Rama ‘sikletos’ Bashën: U ktheve në Kuvend se të kishte marrë malli për mua

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të ish-kreut të PD, Lulzim Bashës në lidhje me raportin e D.Marty.

Rama tha se i kuptonte të gjitha, madje edhe përmendjen e emrit të tij, pasi sipas tij Bashën e ka marrë malli.

Sakaq shtoi se historia vjen përpara dhe u vërtetua se PD ka çuar në Hagë këtë rezolutë.

“E dëgjuat? Ka qenë 8 vjet në pushtet, si dhe nuk përmendi UCCK-në apo Thaçin. Dëgjuat vetëm për Millocceviccin dhe mua, por e mirë kuptoj se i kam munguar. Nuk dallojnë këta, cilido qoftë gomari i radhës. Asnjë fjalë për rezolutën që është betejë. Nuk duhet t’ja vini re, dyshoj se do të ketë të tjerë që do të merren me raportin e D. Martit. Këta e kanë votuar në Këshillin e Evropës, historia e ka këtë të keqe. Historia vjen përpara, vota pro që ka çuar në Hagë jo disa persona, por ishte një rebelim”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *