Ditën e sotme në seancën plenare si vizitor kanë shkuar edhe disa fëmijë, ata hynë pikërisht në momentin ku kryeministri Edi Rama ishte në podium duke folur me tone të ashpra.
Rama e ka mbyllur fjalën e tij menjëherë duke u shprehur se për respekt të tyre fjalimi i tij nuk do të vijoj.
“Po e mbyll këtu sepse kemi fëmijë aty, ja ja i keni lartë ata vijnë për të na ndjekur ne por ne do të ndjekim ata. Pak pushim vazhdojmë përsëri më vonë” u shpreh Rama.
Gjatë fjalës së tij në foltoren e parlamentit Rama ka ironizuar edhe opozitën me këtë simbolik.