U kap me një ‘mal’ me kokainë brenda bananeve, Arbër Çekaj kërkesë ministrisë së Drejtësisë për trajtim mjekësor

Arber Çekaj, pronari i nje kompanie frutash ekzotike në kamionët e të cilit u kap një sasi e konsiderueshme kokaine i ka dërguar kërkesë ministrisë së Drejtësisë për trajtim mjekësor.

Çekaj është i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Durrës, qe u sekuestruan në magazinat e “Arbri Garden”. GJKKO, e ka dënuar me 21 vite burg vitin e kaluar, por ai do të vuajë 14 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Arbër Çekaj, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, u dënuan për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “trafik ndërkombëtar narkotikësh në bashkëpunim”, pasi iu sekuestrua sasia më të madhe e kokainës të kapur ndonjëherë në Shqipëri, me një vlerë prej 180 milionë dollarësh.

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *