Kreut të PD, Sali Berishës i është refuzuar për të dytën herë fjala në Kuvend.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk i ka hapur mikrofonin Berishës, ku i fundit është kthyer përballë kryeministrit Rama duke e cilësuar atë si të ‘pafytyrë’. Në këto momente ka ndërhyrë edhe truprojat duke e larguar Berishën.
Sakaq fjala i është dhënë vetëm pasi u ndërrua radha me një deputet tjetër nga opozita.
Berisha: S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të ka çmendur 7 korriku!