Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar në Kuvend në lidhje me rezolutën kundër raportit të D.Marty.
Duma tha se thika se ai që po tradhton Kosovën është vetë kryeministri Edi Rama, pasi shfaqet krah presidentit të Serbisë. Sakaq shtoi se Kosova po mbetet e varfër, pasi kryeministri po bashkëpunon vetëm me Serbinë.
“Kush i bën thikat mbas shpine, kur ti qesh me Vuçiç. Kur serbët çoheshin kur miratoheshin fondet për Kosovën. Të lësh të varfër këtë vend dhe të fitojë më shumë Serbia. Ta duash Kosovën nuk duhet vetëm të miratosh letra, si dhe mos të gërdhiesh me Vuçiç”, tha ajo.