Fotot e shpeshta që postonin në rrjetet sociale, dëshmonin se modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po jetonin një histori të bukur dashurie. Por së fundmi kanë lindur dyshimet se ata nuk janë më me njëri-tjetrin.
Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, dhe kjo ka bërë që të lindin dyshimet e para për një krisje të mundshme të marrëdhënies së tyre.
Këto mbeten vetëm aludime, pasi i njëjti skenar është përsëritur edhe më herët nga ta, ndonëse ishin bashkë.