Ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje e armë pa leje, arrestohen shqiptarët në Greqi (Emrat)

Dy persona janë ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi i ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shtetasit Albano Zepaj, 39 vjeç dhe Qani Shehu, 44 vjeç ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Sakaq në pranga ka rënë edhe shtetasi kinez L. C., 32 vjeç pasi ishte dënuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Ekstradohen nga Greqia drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë:

Qani Shehu, 44 vjeç, lindur në Mallakastër dhe Albano Zepaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi Qani Shehu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2015, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.

Më datë 31.05.2013, në një lokal në Tiranë, shtetasi Qani Shehu ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. L. Shtetasi Albano Zepaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 18.05.2016, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”. Personat e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Gjithashtu, falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas me Interpol Tirana, u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit kinez L. C., 32 vjeç. Gjatë procedurave të regjistrimit, në hyrje të RSH-së, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë kamboxhiane. Pas verifikimeve nga Policia, ky shtetas rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pekini/Kinë, pasi autoritetet gjyqësore kineze i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodit Penal kinez.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kineze, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *