Është riaktivizuar vatra e zjarrit te Gjiri i Lalzit.
Mësohet se deri më tani nuk ka rrezik për banesat, por deri më tani janë djegur 10 hektarë pyje.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të raportimit për situatën emergjente nga ana e M.Z.Sh Durrës na komunikohet për riaktivizim të një vatre në Gjirin e Lalzit, Njësia Administrative Ishëm. Aktualisht po punohet me 1 mjet zjarrifikës, 4 efektivë zjarrfikës të M.Z.Sh Durrës. Nuk ka rrezik për banesat, pasi distanca është e konsiderueshme.
Në fshatin Shetaj, Njësia Administrative Ishëm vazhdojnë të jenë aktive vatrat. Zjarri është duke u favorizuar edhe nga era. Sipërfaqja e djegur arrin deri tani afërsisht 10 ha pyje.