Foto/ Zbardhet dosja e “spaçiatores” greke dhe të dashurit shqiptar në Mykonos, si e fshihnin “të bardhën” në kuti ilaçesh

15.000 euro që ju gjetën partneres time erdhën nga puna në një lavazh.”

Kjo ishte deklarata e shqiptarit për Forcat e Narkotikëve të Rojës Bregdetare në Mykonos. Protothema.gr ka hedhur dritë mbi dosjen e 28-vjeçarit shqiptar dhe të dashurën e tij greke, 27 vjeç, të cilët u arrestuar me akuzën e trafikut të drogës. Ditën e djeshme ata janë lënë të lirë me kusht. Ata janë ndaluar të dalin nga zona dhe kanë detyrim paraqitjeje në çdo datë 1 dhe 15 të çdo muaji.

27-vjeçarja greke shfaqej në rrjetet sociale si menaxhere e shërbimeve”Hospitality Management” në Mykonos dhe Dubai dhe jetonte me 28-vjeçarin shqiptar në zonën e Argyraina, ku kishin marrë një shtëpi me qira.

Operacioni për arrestimin e tyre

Oficerët e Prokurorisë së Narkotikëve duke shfrytëzuar informacionin që kishin në dispozicion, fillimisht kanë lokalizuar 28-vjeçarin shqiptar në zonën e “Tagou”, ngjitur me portin e vjetër të Mykonos në mesditën e së premtes së kaluar, 15 korrik. 28-vjeçari është konstatuar duke i shitur 2 pako me kokainë, me peshë bruto 0.5 dhe 0.6 gram një turisti nga Izraeli dhe duke marrë prej tij shumën prej 200 euro. 28-vjeçari kishte gjithashtu 565 euro në makinën e tij që e kishte marrë me qira. Dy orë më vonë, në orën 16:20, policia e ka gjetur partneren e 28-vjeçarit pikërisht jashtë banesës ku jetonin së bashku.

Sipas dokumenteve, ajo kishte 2 pako me 3.4 gram të kanabis të papërpunuar, një pako plastike Depon në të cilën kishte 5.2 gram kokainë. Gjithashtu në dy pako të ndara ju gjetën 0,7 gram kokainë dhe 0,7 gram kokainë në një pako të tretë. Një kuti e dytë plastike Depon u gjet me 5,4 gramë kokainë, si dhe tre pako me nga 0,7 gramë MDMA secila. Oficerët e Rojes Bregdetare që morën pjesë në operacion janë habitur kur në posedim të 27-vjeçares kanë gjetur 21740 euro. Shuma e mësipërme e parave iu gjet në çantën e saj dhe ajo i tha policisë se vijnë nga puna e saj si menaxhere. Theksohet se 27-vjeçarja në momentin që është pikasur nga personat e Prokurorisë, sapo kishte hyrë në makinën e saj me qëllim që të dilte nga shtëpia e tyre.

Më pas, rojet bregdetare kanë ushtruar kontroll në banesën e çiftit. Aty gjetën një qese plastike, brenda së cilës kishte deri në 1000 pako najloni transparente hermetike të përdorura, sipas shkresave të lëndës, për paketimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu u gjet një peshore Bella Cucina me kapacitet nga 2 gram deri në 5 kilogramë, një kuti kartoni me shumat e mëposhtme: 1040 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australiane, 20 franga zvicerane. 28-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se ishte diler ka deklaruar se e gjithë lënda narkotike është e tij, si dhe paratë e gjetura brenda shtëpisë, të cilat vijnë nga puna e tij në një lavazh në Mykonos. Po ashtu, ai tha se një pjesë e parave që ju gjetën dhe konfiskuar partneres së tij, gjegjësisht shuma prej 15 mijë euro, janë të tij, por pa dhënë shpjegime të mëtejshme për origjinën e tyre. Punonjësi shqiptar i një lavazhi kishte në posedim një iPhone 13 pro Max me vlerë 1300 euro si dhe një telefon tjetër smart Samsung. 27-vjeçarja kishte në posedim një iPhone 12. Pajisjet e mësipërme u sekuestruan dhe do të këqyren nga departamenti përkatës i Departamentit të Hetimit Penal. Avokati i 28-vjeçarit shqiptar Panagiotis Papadopoulos deklaroi për protothema.gr se “klienti im nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe kjo duket qartë nga provat e dosjes. Gjithashtu, ai asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në drejtësi dhe nuk është konsideruar si i dyshuar për arratisje apo i dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme për këtë dhe është liruar me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit. Ne kemi besim të pakufizuar në sistemin e drejtësisë greke dhe në gjykimin e zyrtarëve gjyqësorë, i cili mbetet i paprekur nga botimet dhe gjykatat popullore”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *