Një aksident rrugor ka ndodhur në Gramsh, pasi një 64-vjeçar është goditur me 4 shtylla të ndriçimit.
Burime për median bëjnë me dije se shtetasi me iniciale E.K., në gjendje të dehur me mjetin e tij tip ’Fouristradë’ ka këputur shtyllat e qytetit. Mësohet se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe pas ekspertizës e testit të pijeve alkoolike rezultoi se drejtuesi i mjetit, i cili u vu nën pranga ishte nën efektin e alkoolit.