13 orë maratonë diskutimesh, Kuvendi miraton me shumicë votash Rezolutën për trafikimin e organeve gjatë luftës së Kosovës

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në një seancë maratonë, me 125 vota PRO dhe me asnjë kundër e abstenim, Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”. Mazhoranca dhe opozita kanë lënë pas debatet kur ka ardhur momenti i votimit.

Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte. Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale.

Atje tashmë ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste dhe e miratuar mbrëmjen e kësaj të enjteje, synon rrëzimin e raportit të Dick Martyt edhe në organizmat ndërkombëtarë. Por siç janë shprehur dhe vetë nga PS, rruga është e gjatë dhe e vështirë.

  • Me 125 vota pro Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.
  • Me 126 vota pro projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zviceriane, për mbrojtjen shoqërore”.
  • Me 76 vota pro, 44 kundër dhe 2 kundër projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *