Dikur cilësohej si një nga sëmundjet më të frikshme të vendit, me shpërthime vjetore që shkaktonte mijëra raste të paralizës, shumë prej tyre te fëmijët.Po flasim për poliomielitin që mesa duket është rikthyer përsëri, shënohet rasti i parë i poliomielitit në SHBA prej gati një dekadë, një person i pavaksinuar në Rockland County.
‘Washington post’ raporton se personi i cili banon në Rockland është i pavaksinuar. Ai nuk konsiderohet të ketë rrezikshmëri në transmetimin e virusit, por zyrtarët e shëndetësisë po përpiqen të kuptojnë nëse persona të tjerë janë të ekspozuar ndaj tij. Pacienti ka dalë nga spitali dhe jeton në shtëpinë e prindërve dhe me gruan e tij. Ai është në gjendje të qëndrojë në këmbë, por ka vështirësi në ecje.
Shumica e amerikanëve janë të vaksinuar kundër poliomielitit. Një ekspert thotë se rasti duhet të shërbejë si thirrje zgjimi për ata që nuk janë të vaksinuar.