Presidenti Ilir Meta gjatë një vizitë zyrtare në Kosovë , ka përshëndetur nga Prishtina e simbolin e shqiponjës.
Pasi u prit me ceremoni shtetërore dhe pas intonimit të himneve shtetërore, Meta gjatë kalimit para gardës ceremoniale bëri edhe simbolin e shqiponjës. “Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë pranë njëra-tjetrës shkruan Meta në rrjetet sociale.
Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media. Vizita e fundit si president e Metës në Kosovë, ka nisur dje dhe do të vijojë edhe sot. Meta po e përfundon mandatin e tij duke ia lënë vendin Bajram Begajt.