“Po e nis me thënien e…”/ Rama ‘i pret’ fjalën kryebashkiakes së Dimalit: Ke 6 minuta kohë

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me kryebashkiakët në qytetin e Vlorës.

E pranishme ka qenë edhe kryebashkiakja e Dimalit Juliana Memaj e cila prezantimin e saj e ka nisur me thënie filozofike, por është ndërprerë menjëherë nga kryeministri i cili i ka përcaktuar afatin kohor prej 6 minuta.

Memaj: Dua ta nis këtë prezantimin me thënien e Joel Barker se një vizion pa aksion…

Rama: Ke gjashtë minuta kohë..

Kjo ka shkaktuar emocione te kryebashkiakja, e cila pak sekonda më vonë pati një incident të vogël me zërin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *