Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka e cila akuzohet se bashku me avokatin Ilir Pashaj kanë marrë 4 milionë lekë për ndryshimin e masës së dënimit për Xhulio Musain.
Burime për median bëjnë me dije se Musaj ka qenë i dënuar për plagosje, ku për pasojë familjarët kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit Ilir Pashaj, duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar më shumë para, pra 4 milionë lekë. SPAK ka arritur të ‘gjurmojë’ gjyqtaren në rrugë operative dhe në sajë të përgjimeve, pasi janë sinjalizuar për këtë rast korrupsioni.
Për gjyqtaren Zamira Vyshka është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest shtëpie’, ndërsa për avokatin Pashaj masën e sigurisë “arrest me burg”.