Një 26-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi nxirrte të burgosurit nga burgu.
Shtetasit me iniciale E.K., akuzohet veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Njoftim i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Divjakë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 21.07.2022, caktoi për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.