Antwerp ka barazuar 0-0 me Dritën në Belgjikë. Kosovarët e Nuhiut kanë ditur t’i bëjnë ballë një ekipi si Antwerp, me tifozët vendas që kanë fërshëllyer në fund skuadrën e tyre.
Sfida ka qenë e luftuar nga të dyja skuadrat, me vendasit që kanë pasur më shumë inisiativë. Shqiptarët kanë rezistuar nga sulmet e tyre, duke kundërsulmuar por pa gjetur golin.
Një rezultat i mirë ky për Dritën, që pasi eleminuan Inter Turku kërkojnë një tjetër sukses në Europë.