Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është paraqitur sot në SPAK.
Burime për median bëjnë me dije KLSH ka bërë një kallëzim ndaj Lelit.
Kujtojmë se sot kryeministri Edi Rama, kritikoi kryebashkiakun për mbarëvajtjen e qytetit.
“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha ai.