Ndërmerren masa ligjore, kundrejt modeles Kendall Jenner

U caktua  nga një Komisioner  i Qarkut të Los Anxhelosit  një urdhër të përhershëm mbrojtje kundër Arnold Oscar Babcock për shkelje dhe cënim të pronës dhe privatësisë, sipas dokumenteve gjyqësore për modelen e famshme Kendall Jenner

Të pranishmit në seancë përfshinin Jenner, Babcock, avokatin e Jenner, Kate Mangels dhe avokatin e Babcock, Edward Crawford Watkins , sipas dokumenteve. Vendimi ligjor vjen pasi Jenner paraqiti një peticion për ngacmim civil jo të dhunshëm kundrejtë Babcock në janar. Ndërsa ky vendim mund t’i japë Jenner-it pak qetësi, nuk është hera e parë që ajo përballet me një frikë të supozuar të sigurisë. Në prill të vitit 2021, themelueses së ‘818 Tequila’ iu dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër Malik Bowker pasi ai u arrestua në mars për shkelje të pronës së saj në Los Anxhelos.

Sipas TMZ, e cila citoi burime të zbatimit të ligjit, Bowker trokiti në dritaret e Jenner-it, ndërsa bërtiste emrin e saj. Më pas ai vazhdoi të hiqte rrobat e tij për të notuar në pishinën e saj.

Në atë kohë, burime pranë yllit të Kardashians konfirmuan për E!News se Jenner kishte shtuar masat e sigurisë pas incidentit.

“Kendall ka rritur sigurinë dhe ka një ekip të madh në pronë dhe me të,” tha një burim i afërt me supermodelen. “Ata të gjithë ndihen sikur kanë nevojë për një prani të madhe sigurie në çdo kohë dhe se nuk mund t’u ndodhë përsëri diçka e tillë.”

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *