Trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikimet për sot, pasi ka pësuar avari në Portin e Barit.
Mësohet se pasagjerëve do t’i rimbusohen biletat ose në të kundërt do t’i zëvendësojnë tragetin.
Njoftimi i plotë:
? Njëri prej trageteve Adria Ferries anulon lundrimin
Trageti “AF FRANCESCA” ka anuluar lundrimet e planifikuara për ditën e sotme nga Bari-Durrës(13:00) dhe Durrësi-Bari (ora 23:00) për shkak të avarisë që ka pësuar në Portin e Barit.
Njoftojmë pasagjerët se do kenë të drejtën e rimbursimit të plotë të biletës ose do mund ta zëvendësojnë atë me një nga tragetet e tjera Adria Ferries që është në linjë ditën e sotme.