Ajo mund të vdiste nga uria, por kjo nuk ishte arsye aq e fortë sa për të mos e lënë vetem në shtëpi vajzen e saj 1 vjeçare. Alessia Pifferi ka lënë të vetme vajzen e saj 1 vjeçare,për 6 ditë për të vazhduar marrëdhëniet e saj dhe për t’u argëtuar .
Ka qënë kjo arsyeja pse prokurori i Milanos Francesco De Tommasi ka ngarkuar gruan e akuzuar për vrasje me dashje, me rrethanë rënduese të arsyeve të kota përveç atë të paramendimit. Magjistrati kërkoi vleftësimin e masës së arrestit dhe paraburgimit në burg pasi mendon se 37-vjeçarja është person i rrezikshëm dhe rrezikon përsëritjen e krimit.
Ajo u kishte thënë banorëve se ishte psikologe fëmijësh dhe se dinte si të sillej me fëmijët,dyshohet se 37-vjeçarja nuk është në gjëndje të mire mendore,pasi veprimet e saj si deklarata për shtatzaninë e saj që sipas saj nuk e kishte vënë re deri nga fundi, apo shetitjet e saj me karrocë ose veprimi i pasdites së 14 korrikut,ku ndërroi foshnjën dhe i ka lënë një shishe qumështi në shtratin e kampingut dëshmojnë shumë gjëra mbi shëndetit e saj mendorë.
Nëna e fëmijës: E dija që mund të shkonte kështu
Diana e vogël vdiq, sipas analizave të para në pritje të autopsisë, “nga vështirësia dhe mungesa e kujdesit të nevojshëm”. E ëma, gjatë marrjes në pyetje natën mes të mërkurës dhe të enjtes, nuk qau asnjëherë dhe nuk humbi kontrollin dhe u shfaq e kthjellët në rindërtimin e fakteve. “E dija që mund të shkonte kështu”, tha ajo para prokurorit, duke qëndruar megjithatë e heshtur para disa pyetjeve për sjelljen e saj. Pasditen e së premtes gruaja do të merret në pyetje nga gjyqtari hetues i Milanos Fabrizio Filice, në burgun e San Vittore.