Është anuluar Samiti Botëror i Iranit të Lirë deri në një njoftim të dytë, i cili do të mbahej në kampin e Ashraf të Manzës së Durrësit dhe do të organizohej nga opozita iraniane.
Arsyeja e anulimit të samitit lidhet me rekomandimin e qeverisë shqiptare, e cila ka indicie se mund të ketë komplote terrorise.
Njoftimi:
Samiti Botëror i Iranit të Lirë, i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në njoftimin e mëtejshëm me rekomandime të qeverisë shqiptare, për arsye sigurie dhe për kërcënime dhe komplote terroriste.