A është penduar që u largua nga Real Madrid? Varane jep përgjigjien e papritur

Raphael Varane nuk është absolutisht i penduar që u largua nga Real Madridi për t’u transferuar te Manchester Unitedi verën e kaluar.

29-vjeçari francez nënshkroi për Unitedin verën e kaluar, por bëri vetëm 22 paraqitje në Ligën Premier sezonin e kaluar pas një sezoni të mbushur me dëmtime.

Djajtë e Kuq përfunduan në vendin e gjashtë dhe nuk arritën të fitojnë asnjë trofe, ndërsa gjigantët spanjollë fituan titullin e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Por, francezi ka hedhur poshtë pretendimet se ai bëri zgjedhjen e gabuar në nënshkrimin për klubin e Old Trafford.

“Jo, absolutisht jo”, u përgjigj fillimisht Varane për BBC Sport, kur u pyet nëse i vjen keq që iu bashkua me Unitedin.

“Në futboll duhet të sfidosh veten dhe të përpiqesh të përmirësohesh. Doja të jetoja një tjetër eksperiencë pas 10 vitesh në të njëjtin vend”.

“Liga Premier është absolutisht fantastike dhe Manchester United është një klub i madh. Nuk kishte asnjë dyshim për vendimin tim”, përfundoi francezi.

Varane do të luajë nën menaxherin e tij të tretë te Djajtë e Kuq sezonin e ardhshëm, me Erik ten Hag në krye të ekipit pas largimit të Ralf Rangnick.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *