Dy atentate në 5 ditë në grupin e Ervis Martinajt/ Të plagosurit Ylli Brahimaj i bënë atentat edhe më parë

Pa kaluar 5 ditë nga ngjarja kriminale ku mbetën viktima tre të rinj, një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën një tjetër anëtari të grupi të Ervis Martinajt.

I plagosuri Ylli Ibrahimi, 46 vjeç, kishte fat, por vetëm njëherë. Sonte nuk ishte në anën e tij. Mbrëmjen e sotme, teksa po lëvizte me shokun e tij, Klinsman Preçin, ka rënë pre e një atentati në Milot. Pikërisht në të njëjtin vend, kur më parë tentuan që ta hiqnin qafe. Por ia dolën sot. Dosja.al një vit më parë siguroi momentin e filmuar të atentatit që tronditi vendin.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 11:57, kur Ibrahimi ishte duke lëvizur me këmbë bashkë me dy miqtë e tij. Ai ndodhej në trotuar kur u qëllua me breshëri nga dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët kishin hipur mbi një motor tip Suzuki.

Priza.al siguroi edhe pamjet ekskluzive të momentit të atentatit, ku shihet se biznesmeni doli nga lokali ku po pinte kafenë e tij të zakonshme dhe takoi dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar. Në orën 11:57, dy autorët të hipur mbi nje motor të shtrirë “Suzuki”, kalojnë ngjitur me trotuarin ku ndodhej Ibrahimi.

Brenda 30 sekondave, atentatorët zbrasin 20 plumba nga ‘Scorpions’-i i pajisur dhe me silenciator, mbi biznesmenin dhe dy miqtë e tij që po e shoqëronin. Në momentin kur autorët kanë qëlluar, të dy personat janë larguar me shpejtësi, ndërsa shënjestra, që dyshohet se ishte biznesmeni Ylli Ibrahimi ka rënë në tokë, buzë trotuarit pranë një peme.

Atë ditë ia doli edhe pse me dëme të mëdha në gjymtyrët e poshtme, pasi e kishin kapur shtatë plumba. Megjithatë sot, nuk kishtë të njëjtin fat. Ai dhe miku i tij Preçi, nuk ia dolën që të shpëtonin.

Kush është Ylli Ibrahimi?

45-vjeçari Ibrahimi njihet si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, personazhi të njohur të botës së biznesit së lojrave të fatit dhe i përfshirë në disa konflikte me grupe të tjera rivale. Ibrahimi, sipas burimeve policore është me precedentë penalë në Itali. Madje ka qenë i burgosur për disa vite për trafik droge, nga vitit 2007-2012. Me të dalë nga burgu, iu fut botës së biznesit, por duket se “kusuret” e të shkuarës e kanë përndjekur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *