Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Milot, ku mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të një pallati në sheshpushimin e pallatit. Viktima dhe i plagosuri kane qenë ne nje fouristradë, te blinduar.
Ndërkaq mësohet se një automjet është duke u djegur në Borizanë. Makina tip “Audi” dyshohet se u përket autorëve.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Në vendngjarje janë gjetur rreth 100 gëzhoja plumbash.