Flet Loredana, sqaron njëherë e mirë të gjitha aludimet në lidhje me raportin me Noizyn

Bashkpunimet në tregun e industriesë muzikore,  jo pak here bashkë me suksesin sjellin edhe aludime për marrdhënie dashurie . S`kishin si të mungonin, dy emra aq të njohur të muzikës shqiptare Loredana dhe Noizy .

Prej disa kohësh po qarkullon në rrjet një video e reperit Cllevio i cili ka një rivalitet të hapur me Noizy-n. Në video reperi ka bërë një deklaratë të fortë për Loredanën dhe Noizyn.

“E dini çfarë mësova sot për Loredanën? E ka kapur Noizy. Për shkak të kësaj Noizy s’flet më me Mozzikun”, ka thumbuar Ahmeti.

Ishte ky postim që ngjalli kureshtje në rrjet, Loredana i ka dhën fund këtyre aludimeve duke thëne se :

Dyshja janë njohur nga Blerim Destani, por nuk përmendi asnjë nga aludimet për një lidhje pasi tha se me Nozyn kanë vetëm një shoqëri të mire.

“Na ka bashkuar Blerim Destani. Nuk jemi njohur kurrë më parë. Jemi takuar, jemi kuptuar dhe nuk ka patur asnjë problem. Shoqëria është super prej nesh. Pak më vonë mund të sjellim edhe ndonjë koncert tjetër. Do jem pa lekë absolutisht.”-tha Loredana.

E ndërsa për jetën personale, Loredana tha se për momentin është single por mbetet e hapur ndaj një martese dhe një fëmije tjetër.

“Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”, përfundoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *