BE kërcënon Hungarinë: Ke afat vetëm një muaj

KE i ka dhënë Hungarisë një muaj kohë për të zgjidhur çështjen e sundimit të ligjit përpara se t’u kërkojë vendeve të BE të pezullojnë fondet që duhet të marrë Budapesti.

Komisioni njoftoi se ka autorizuar komisionerin e buxhetit Johannes Hahn që të informojë Budapestin për masat që ekzekutivi i BE-së synon t’u propozojë vendeve të BE-së nëse masat e Hungarisë nuk janë adekuate, raporton Reuters.

“Hungaria ka tani një periudhë prej një muaji brenda së cilës mund të paraqesë kundërshtimet e saj dhe çdo fakt shtesë, veçanërisht për proporcionalitetin e masave të parashikuara nga Komisioni”, thuhet në deklaratën e KE-së.

Afati i ri është pjesë e një procedure të BE-së, të quajtur “mekanizmi i kushtëzimit”, i krijuar për të mbrojtur interesat financiare të bllokut nga shkeljet e mundshme e shtetit të së drejtës nga shtetet anëtare. Ky mekanizëm është i ndarë nga procedurat e tjera të sundimit të ligjit që BE-ja ka nisur kundër Hungarisë.

Për shkak të shqetësimeve për paratë nga buxheti i BE-së, Komisioni prezantoi një “mekanizëm kushtëzimi” kundër Hungarisë në prill, i cili përfundimisht mund të çojë në pezullimin e pagesës prej 21 miliardë eurosh për Hungarinë nga arkat e bllokut.

 

Komisioni beson se paratë e BE-së në Hungari janë në rrezik për shkak të asaj që thotë se është korrupsioni, me tendera për projektet e financuara nga Brukseli, në të cilat merr pjesë vetëm një ofertues, zakonisht i lidhur me partinë në pushtet.

Ekzekutivi i BE-së është gjithashtu i shqetësuar për pavarësinë e gjyqësorit, mediave dhe organizatave joqeveritare në Hungari, shton agjencia britanike.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka refuzuar më parë ankesat e BE-së dhe SHBA-së për korrupsionin në vend, por zyrtarët e lartë hungarez kanë thënë javët e fundit se Budapesti është gati të punojë me Komisionin për të zgjidhur këtë çështje.

Këtë javë, Budapesti ofroi uljen e numrit të tenderëve publikë në të cilët merr pjesë vetëm një ofertues në 15 për qind të numrit të përgjithshëm. Ajo gjithashtu ofroi ta bënte ligjbërjen në Hungari më transparente dhe gjithëpërfshirëse, dhe t’i lejojë gjykatat të urdhërojnë prokurorët të ngrenë çështje edhe nëse prokurorët zgjedhin të mos e bëjnë këtë, raporton Reuters. Disa e shohin këtë si hakmarrje nga ana e BE për shkak se Hungaria refuzoi sanksionet e BE për Rusinë dhe I shtri dorën Kremlinit për të blerë gaz. Por fatk është se Hungaria ka pasur gjithmonë problem me respketimin e ligjeve dhe luftën ndaj korrupsionit saqë në qarqet e BE flitet që ka qënë një gabim I madh hyrja e  Hungarisë në

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *