Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i djeshëm ndaj Ylli Ibrahimit dhe Klisman Preçit, ky i fundit viktimë.
Burime për median bëjnë me dije se tre kanë qenë atentatorët, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Preçit dhe Ibrahimit, të cilët kanë qenë fillimisht të ulur në kafen e qytetit në Milot dhe më pas autorët i kanë pritur për 10 minuta në hyrjen e pallatit.
Sakaq autorët kanë zbritur nga makina të maskuar dhe kanë qëlluar me breshëri ku lëviznin dy miqtë. Kujtojmë se drejt viktimave dhe Ibrahimajt, autorët kanë qëlluar me 100 plumba drejt tyre, ku Preçi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve që mori.