Meta takon Konjufcën: Liberalizimi i vizave për Kosovën domosdoshmëri!

Një ditë përpara së të ‘dorëzojë’ Presidencën, Ilir Meta po vijon vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Presidenti ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën. Përmes një postimi Meta ka ndarë një foto me Konjufcën, ku shkruan se Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtet ndërtimit.

Gjatë takimit me Konjufcën, Meta gjithashtu është ndalur edhe në mosliberalizmin e vizave të Kosovës, i cili shprehet se është një domosdoshmëri për qytetarët kosovarë që duhet të ndodhë sa më parë.

“Një takim vëllazëror në Prishtinë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kënaqësi të ndaja vlerësimet për përparimin e gjithëanshëm të Kosovës, që gjithmonë e më shumë po konsolidohet si faktor paqeje, sigurie, stabiliteti, demokratizimi dhe evropianizimi në rajon. Kosova ka hedhur themele të forta e të qëndrueshme të shtet ndërtimit, duke përqafuar vlerat dhe parimet më të larta demokratike, respektin për liritë, të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, mbrojtjen më sipërore të pakicave, e përkushtuar për funksionimin e demokracisë parlamentare, që respekton parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, që synon sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria duhet të marrë shembull nga ushtrimi i demokracisë në Kosovë, në veçanti se si llogaridhënia qeverisëse sigurohet përmes institucionit më jetik të demokracisë përfaqësuese, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Me rëndësi për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve tona, konkretizimi me nisma ligjore të marrëveshjeve ndërqeveritare. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë”, shkruan Meta.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *