Një pjesë e murit të një pallati të dëmtuar nga tërmeti i dy viteve më parë në Durrës është shkëputur ditën e sotme dhe ka rënë në rrugë. Kalimtarët dhe banorët e zonës që kalojnë aty çdo ditë janë shprehur se ndihen të rrezikuar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, në lagjen nr.18 në Durrës, dhe ka rrethuar zonën me shirita, ndërkohë që banorët ankohen duke thënë se kjo nuk është hera e pare që ndodh.
Një javë më parë, në po këtë pallat është shkëputur një pjesë nga katet e sipërme dhe si pasojë është lënduar një fëmijë 5 vjeç. Personat që jetojnë në këtë pallat, janë shprehur se kanë tre muaj pa marrë bonusin e qerasë dhe detyrohet të jetojnë në pallatin e dëmtuar.
Tre katet e para të këtij pallati shtatë katësh në lagjen nr.18 janë seriozisht të dëmtuara dhe përbëjnë kërcënim për jetën e kalimtarëve por dhe disa banorëve që aktualisht jetojnë në të, brenda apartamenteve të tyre./newsboomb