Një automjet është shkrumbuar në Korçë.
Mësohet se makina ka qenë në pronësi të shtetases me iniciale L. Z., 34 vjeçe, ku dyshimet janë se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.07.2022, rreth orës 01:30, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Smart” në pronësi të shtetases L. Z., 34 vjeçe, banuese në Korçë, i parkuar në afërsi të banesës së saj. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.