FOTO/Miliarderit Bill Gates i zbulojnë marrëveshjen paramartesore, për pushime çdo vit me ish-partneren e tij

Surprizat nuk kanë fund për Bill Gates. Prezenca e një personi të tretë midis çiftit Gates ka dalë në pah një ditë pas njoftimit të tyre për divorc. Miliarderi themelues i Microsoft, para se të martohej me Melinda French në 1994, është siguruar që të bëj një marrëveshje paraprake të çuditshme, në të cilën bien dakord se ai do të të bënte pushime çdo vit për një fundjavë me ish-partneren e tij, Ann Winbland.

Gates madje ka kërkuar miratimin e Winblad para se t’i propozonte gruas së tij. “Kur isha vetëm duke menduar për martesën me Melinda, unë thirra Ann dhe kërkova miratimin e saj”, tha ai.

Winblad kujton: “Unë i thashë se do të ishte një bashkim i mirë për të, sepse ajo kishte qëndrueshmëri intelektuale”.

“Bill dhe Winblad janë takuar në vitin 1984, në një konferencë kompjuterike Ben Rosen-Esther Dyson, dhe filluan të bënin takime virtuale, duke parë të njëjtin film në të njëjtën kohë në qytete të ndryshme, dhe duke i diskutuar në telefon. Për disa vjet ajo madje e bindi atë të ndalonte së ngrëni mish, një eksperiment që ai e ka braktisur me vendosmëri”, shkruan Time.

Burimi i lajmit: Foxbusiness. Përshtati: Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *