Raketat ruse goditën infrastrukturën në Odessa një ditë pasi Rusia dhe Ukraina, të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, nënshkruan një marrëveshje për të rihapur portet e Detit të Zi dhe për të rifilluar eksportet e grurit.
Moska duhet të mbajë përgjegjësi për “sulmin e egër në qytetin port të Odessa”, tha sot ambasadorja e SHBA në Ukrainë, Bridget Brink.
Kremlini vazhdon të përdorë ushqimin si armë. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse”, tha Brink në llogarinë e saj në Twitter, raporton Reuters.