Kryeministrit Edi Rama ka përfunduar takmin e tij dy ditor me kryebashkiakët.
Ashtu si edhe dje, sërish Rama “sulmoi” bashkinë e Vlorës, pasi ka një sërë problematikash me pastërtinë.
Sakaq shtoi se Bashkia refuzon që të nënshkruajë kontratat për vrojtuesit e plazheve, ndonëse i merr paratë nga qeveria.
“Bashkia e Vlorës është problem për pastërtinë kur kalon brenda qytetit, është problem për çështjen e ndotjes së plazhit nga ujërat e zeza. E thashë pak dje, në Durrës ne kemi vendosur të gjithë sistemin e rikanalizimeve. Çështja është që strukturat e mëdha të biznesit nuk kanë zbatuar standardin lidhur me derdhjen e ujërave të zeza. Kjo do të behët kusht i panegociueshëm me përfundimin e këtij sezoni dhe ne fillimin e vitit tjetër dhe të gjithëve do t’i bëhet shumë e qartë që nuk do hapin dot aktivitete ka kanalizimet e ujërave të zeza. Problemi tjetër që duhet adresuar është problemi i zhurmave. Tmerre të paimagjinueshme. Këtu duhet të ketë një angazhim dhe një propozim konkret nga ministria e Turizmit sepse kjo u bë një legjendë. Brenda kohës së lejuar ka ndotje të madhe akustike. Çështja tjetër ku nuk falënderoj dot bashkinë e Vlorës është e vrojtuesve të plazheve. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë”, tha ai.