COVID-19/ MSH: 1158 qytetarë të infektuar, dy humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 në 24 orëve të fundit kanë regjistruar pozitivë me koronavirus 1158 qytetarë.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, si dhe janë shëruar 1195 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1158 qytetarë, në këto bashki:

480 në Tiranë, 73 në Durrës, nga 40 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 39 në Berat, 35 në Kamëz, 34 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Korçë, nga 23 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 21 në Lezhë, 18 në Krujë, nga 15 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 14 qytetarë në Dimal, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Vorë, Divjakë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 11 qytetarë në Dibër, Patos, Tepelenë, Belsh, nga 10 qytetarë në Skrapar, Gramsh, 9 në Shijak, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Devoll, nga 7 qytetarë në Pukë, Pogradec, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Delvinë, 4 në Maliq, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Has, nga 1 qytetar në Kukës, Klos, Finiq, Libohovë, Përmet.

Janë 9,690 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Berati 71 vjeçe, një qytetar nga Tirana 96 vjeç.

Janë shëruar 1195 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 290,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1158

Të shëruar në 24 orë 1195

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2730

Testime totale 1,900,445

Raste pozitive 303,925

Raste të shëruara 290,710

Raste Aktive 9,690

Humbje jete 3,525

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,548

Durrës 787

Fier 685

Vlorë 523

Berat 426

Elbasan 412

Shkodër 371

Lezhë 319

Korçë 256

Gjirokastër 153

Dibër 148

Kukës 62

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *