Në PD janë ende të pavendosur nëse kreu i kësaj Partie Sali Berisha do të marrë pjesë pasditen e së dielës në seancën plenare në Kuvend, ku do të betohet presidenti i ri i vendit Bajram Begaj.
PD në një komunikim zyrtar bën me dije se për këtë vendim do të jetë vetë kreu i PD Sali Berisha që do të zhvillojë një komunikim ditën e nesërme.
Kujtojmë se më herët Enkelejd Alibeaj, konfirmoi pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit të ri në Kuvend.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Në përgjigje të interesimit të mediave për pjesëmarrjen e opozitës dhe Kryetarit të saj Sali Berisha në Ceremoninë e betimit të Presidentit në Parlament, do të kemi një komunikim zyrtar ditën e nesërme.