Një ngjarje tragjike ka ndodhur në hekurudhën Verona-Padova në Itali, ku një 24 vjeçar shqiptar ka humbur jetën, pasi u përplas nga treni.
I riu shqiptar në një tentativë për të kaluar në anën tjetër të shinave është përplasur nga treni që lëvizte me shpejtësi të lartë, duke mos i dhënë asnjë mundësi për të mbijetuar.
Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë pezullimin e trafikut hekurudhor dhe ndryshimin e shërbimit të transportit për banorët e zonave pranë për t’i dhënë mundësinë autoriteteve të hetojnë për të zbardhur ndodhinë.