Një protestë është duke u zhvilluar pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Shkodër, ku qytetarët kanë dalë në mbështetje të Kryekomisarit Saimir Rrustemit dhe 13 të arrestuarve të tjerë të dyshuar për disa tendera për rikonstruksionin e godinës së komisariatit të policisë Malësi e Madhe.
Protesta është duke u zhvilluar e qetë, ndërsa qytetarët mbajnë në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme në mbështetje të të arrestuarve.