Terror në plazh, të shtëna armësh te “Uji i ftohtë” në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri raportohen te zona e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e plazhit. Një person ka qëlluar me pistoletë në ajër pas një sherri.

Policia thotë se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Kanë qenë të shumtë pushuesit që janë terrorizuar nga kjo ngjarje.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *