Studenti nga Serbia: E kaluara me shqiptarët nuk duhet ta prekë të ardhmen

E kaluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte problem për Kristian Kumoviqin, një i ri nga Novi Sadi i Serbisë, që të shkonte në Kosovë për t’u bërë pjesë e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës.

Kjo është hera e parë që 21-vjeçari viziton Kosovën.Në Novi Sad, ai studion në fushën e softuerëve dhe të teknologjisë së informacionit, ndërsa në Prishtinë takoi studentë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kolegë nga Universiteti i Prishtinës. Sugjerimin për të aplikuar në këtë universitet veror thotë se e mori nga një mik i tij.

Studenti Kristian Kumoviq nga Novi Sadi, një ndër pjesëmarrësit e Universitetit Veror të Prishtinës. Studenti Kristian Kumoviq nga Novi Sadi, një ndër pjesëmarrësit e Universitetit Veror të Prishtinës.
“Unë, zakonisht, udhëtoj për projekte të ndryshme të shkëmbimit. Në kalendarin tim i kisha disa javë të lira dhe një mik më tha se është Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Vendosa të aplikoj… Pse jo kur do ta kisha mundësinë të shoh se si është këtu dhe të takoj shumë njerëz?!”, thotë Kumoviq.

Me kolegë nga Kosova, ai thotë se ka pasur rastin të diskutojë tema të ndryshme, por jo aq shumë për të kaluarën midis shqiptarëve dhe serbëve.

“Ne kemi histori shumë interesante dhe njerëzit nganjëherë i përmendin, por shumica nga ne as që kemi qenë të lindur në atë kohë. Kështu që ne nuk lejuam që ky aspekt të na e prishë qejfin tonë këtu”, thotë Kumoviq./rel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *