Një sherr për parkimin e makinave në zonën e plazhit ka sjellë më pas të shtëna me armë në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë” në Vlorë.
Burim e për median bëjnë me dije se Aurel Licaj është 30-vjeçari i cili qëlloi me armë gjatë një konflikti për vendet e parkimit.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e plazhit, ku Licaj nxori armën e zjarrit që mbante me vete dhe qëlloi në ajër. Pas ngjarjes, autori u largua me shpejtësi, ku vijon të jetë ende në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar nga Policia menjëherë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.