Opozita shprehu bojkot të seancës për betimin e presidentit të zgjedhur, kush janë deputetet që ‘tradhtuan’ Berishën

Partia Demokratike shprehu sabotim të ceremonisë së betimit të presidentit Bajram Begaj, por deputetja Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi kanë mbërritur në Kuvend.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj deklaroi se grupi parlamentar i PD do të ishte i pranishëm në seancë në respekt të institucionit të presidentit.

Ndërkohë që të pranishëm në seancë ishin gjithashtu ish-kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetët, Ervin Salianji, Grida Duma, Oriola Pampuri, Xhalal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, Flutura Açka, si dhe aleatët e PD, Vangjel Dule, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Gjithashtu të pranishëm në seancë ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *