VIDEO/Rrezikonte të binte nga ballkoni, s’do ta besoni çfarë bën i riu për të shpëtuar 80-vjeçaren

Camilo Medina, një djalë i ri 24-vjeç është kthyer në një hero, pasi është ngjitur për të shpëtuar gruan 80-vjeçare që ishte mbërthyer në ballkonin e një ndërtese në Calahorra, një qytet në rajonin e Spanjës La Rioja.

Në video shihet se si Camilo rrezikon dhe ngjitet në parvaz për të hipur në katin e dytë, dhe zbret të moshuarën e cila varej në buzë të ballkonit.

Ndërkohë poshtë dëgjohen qytetarët që brohorasin për gjestin e tij.

E moshuara besohet se vuan nga sëmundja e Parkinsonit.

Medina, një student i psikologjisë, po kalonte pranë ndërtesës së gruas, e cila ndodhet afër biznesit të familjes së tij, kur e dëgjoi atë duke bërtitur nga ankthi. “Unë isha në dyqan me nënën time, kur babai im hyri duke thënë se një zonjë do të binte nga dritarja”, i tha Medina shtypit lokal të lajmeve Diario La Rioja.

“Pa menduar, mora shkallën nga dyqani, u ngjita në ballkonin e katit të parë dhe vazhdova të ngjitesha”.

Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtatur nga Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *