Mori pjesë në ceremoninë e betimit, Zhupa: Nuk doja ta paragjykoja presidentin Begaj

Deputetja Ina Zhupa ka reaguar jashtë sallës së Kuvendit, pasi morri pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit Bajram Begaj.

Zhupa tha se duhet të ishte e pranishme pasi mandati i deputetit ja kërkon këtë gjë,

Sakaq shtoi se kreu i PD, Sali Berisha ishte njoftuar për pjesëmarrjen e saj.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit ishte i njëanshëm. Nisi dhe u mbyll në Kryesinë e PS. Megjithatë pavarësisht situatës se si u zgjodh, nuk do e paragjykoja dhe shpresoj që të jetë në lartësinë e pozicionit që ka marrë sot. Si garant i Kushtetutës sot dhe do të jetë për të respektuar ligjet e vendit. Barjam Begaj do të jetë ai që do të firmosë edhe zgjedhjet e parakohshme. A u konsultova me Berishën? Berisha është në dijeni të gjendjes time këtu”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *