Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell ka reaguar pas betimit të Bajram Begajt si President i Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Borrell shkruan se mandati i Begajt vjen në një moment historik kur Shqipëria ka arritur në një moment historik drejt BE-së.
“Urime Bajram Begajt për betimin si President i #Shqipërisë. Mandati juaj fillon pasi vendi juaj ka arritur një moment historik në rrugën e tij drejt BE-së. Ne mezi presim të vazhdojmë të ecim përpara në rrugën tonë të përbashkët në BE. Ne jemi #Së bashku më të fortë”, shkruan ai.