Presidenti Bajram Begaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën.
Pas fjalës përshëndetëse, Begaj së bashku me familjen e tij i është drejtuar Presidencës. Në këtë foto është familja e re Presidenciale e vendi, e cila përbëhet nga Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj dhe 2 djemtë e tij.
Aramanda Begaj do të jetë ‘Zonja e Parë’. Kjo e fundit ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku ndër të fundit ishte edhe specialiste IT pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit.