Presidenti Bajram Begaj ka marrë sot zyrtarisht detyrën.
Begaj u shpreh se pavarësish se sa e vogël është Shqipëria, ajo e ka dëshmuar se prodhon siguri në arenën ndërkombëtare.
Sakaq shtoi se siguria kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit të tij presidencial.
“Reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen time për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë. Miqtë tanë te Shqipëria dhe shqiptarët do të gjejnë gjithmonë partnerin e tyre të besuar. Mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh, një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenarinë, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare. Ky fakt dëshmohet nga roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit por edhe qëndrimi për luftën në Ukrainë. Siguria dhe paqja nuk dhurohen por ato sigurohen. Faktorët e rrezikut ka ndryshuar. Vëmendja e çështjes së sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim. Të ndryshojmë strategjinë kombëtare. Është përgjegjësi për të gjithë ne”, tha ai.