‘Dashuri e sëmurë’/ 36-vjeçari përndiqte ish-partneren në Kamëz, e reja: Thoshte se s’do më linte kurrë të qetë

Gjendje ankthi dhe frikë për jetën ndjeu një 17-vjeçare në Kamëz, e cila përndiqej nga ish i dashuri i saj 36-vjeç. Megjithse lidhja mes tyre kishte gati një vit që kishte përfunduar 36 vjeçari nuk e pranonte këtë fakt dhe tentonte të komunikonte me çdo kusht me të miturën. Kjo e fundit iu drejtua me kallëzim komisariatit nr.5, i cili arrestoi autorin.

Në prangat e policisë ra 36-vjeçari Fatmir Tuci i cili rezulton me precedent të mëparshëm penal. Në 2011 në atë kohë 25 vjeç Tuci vrau me armë zjarri xhaxhain e tij Agustin Tuçi pas një sherri për pronën në fshatin Konaj të Mirditës. Të shkuarën e tij kriminale ai e përmendte edhe me të miturën për ta kërcënuar.

“E bllokova në çdo rrjet social pas ndarjes sepse nuk doja të kisha më kontakte me të por ai nuk më ka lënë rehat. Nisa një kurs parukerie dhe shkoja çdo ditë në salon. Sapo Fatmiri mësoi adresën më vinte aty dhe bënte skena. Më thoshte se i përkisja atij dhe nuk do më linte kurrë të qetë”

Pas denoncimit 36 vjeçari u vu në pranga dhe do të përballet me drejtësinë për veprën penale të përndjekjes dhe rrezikon deri në 4 vite burg.

Një rast i ngjashëm u shënua paraditen e kësaj të enjte në sheshin “Skënderbëj”. 39 vjeccari Sinan Meta, i dënuar 20 vite për një vrasje në greqi ngacmoi seksualisht një qytetare dhe më pas e dhunoi dhe I mori me forcë celularin. Vetëm pak minuta më vonë ai u arrestua nga forcat e komisariatit 3. Top Channel mëson se në 6 muajt e parë të këtij viti në të gjithë vendin 63 gra dhe vajza kanë denoncuar në polici përndjekjen kryesisht nga ish partnerët./tch

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *